“Ti nuk do të jesh kurrë vetëm” - NOVAMAT dhuron 50 mij Euro.
“Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, kështu titullohet koncerti që bëri bashkë artist të njohur të skenës shqipëtare, orkestrën dhe korin e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Koncerti u zhvillua në Parkun Olimpik të Tiranes, dhe të gjitha të ardhurat të grumbulluara nga bileteta e pjesëmarrësve do të shkojnë për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Mes të gjithë pjesëmarrësve njerëz të fushave të ndryshme, artist të njohur, sportistë, biznesmen ishin edhe Kryeministri i shqipërisë Z. Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, të cilët ndodheshin në Tiranë për takimin e liderave të shteteve të Ballkanit Perëndimor për thellimin e bashkëpunimit për pjesëmarrjen e “Katër Liderave në BE” që u zhvillua në vëndin tonë.
Nga koncerti ‘Ti nuk do të jesh kurrë vetëm” u mblodhën 1 milionë euro, nga biletet dhe nga donacinet që u bënë nga bizneset pjesëmarrëse. Mes tyre NOVAMAT me në krye Z. Mehmet Krasniqi dhuroi për këtë kauze 50 mij Euro.
Në këto ditë të vështira për Shqipërinë e për shumë familje shqipëtare të prekura nga tërmeti është shumë e rëndësishme të jemi të gjithë të bashkuar dhe të japim kontributin tonë në mbështetje të atyre që sot kanë nevojë jetike për të gjithë ne.
Treguam edhe një herë që Shqipëtarët kanë zemër të madhe, dhe të bashkuar ja dalim.
