Shërbimet & Produktet

Shumëllojshmëria e shërbimeve dhe produkteve tona shtrihen prej shtëpive tuaja deri në termocentrale të fuqishme.

Nëse prodhoni produkte ushqimore apo keni një sipërmarrje në ndërtimin e kaldajave apo në çentralet elektrike konvencionale apo bërthamore, drejtoni një fabrikë të prodhimit të çimentos, drejtoni një rafineri, drejtoni një industri të letrës atëherë ne ofrojmë cilësinë, profesionalizmin dhe jetëgjatësinë e biznesit tuaj.

Energjia

NOVAMAT në sektorin energjitik ofron teknologji të avancuar dhe programe gjithëpërfshirëse për: TEC, HEC, Energji Solare, Energji e Erës, Linja transmetimi, Nënstacione. Gjithashtu ne ofrojmë shërbime dhe produktet më të mira në mbarë botën si: Turbina, Gjeneratorë, Transformatorë, Elektromotorrë, Pompa, Valvula, Sisteme automatizimi, Instrumenta matëse na bëjnë ne partnerin tuaj të përshtatshëm për krijimin dhe zhvillimin e biznesit tuaj në industrinë e energjitikës.

Industria

Produktet tona janë të gjithanshme dhe të përshtatshme për përdorim në gamë të gjërë të aplikimeve industriale, që nga industria energjitike, industria e trajtimit të ujrave, industria e ushqimit, industria e pijeve, industria e mbrojtjes nga zjarri dhe ajo farmaceutike. Produktet e NOVAMAT janë të dizajnuara për të përmbushur sfidat më të ashpra operative: Temperaturat ekstreme, Presionet e larta, Agresionet, Korrozionet ose Lëngjet solidë.

Ujë & Ujëra të ndotura

Përmes përvojës sonë shumë vjecare realizojmë ndërlidhjen mes progresit teknik & përfitimeve të konsumatorëve në trajtimin dhe kondicionimin e ujit, si edhe në neutralizimin e kripërave në ujërat e kripur. Si një furnizues i besueshëm NOVAMAT i ofron klientëve të saj konsulta nga ekspertë të fushës për pompa të përshtatshme, valvula dhe sisteme për aplikimet e ujit, gjithashtu ne sigurojmë transportin e ujit dhe shpërndarjen e ujit me anë të produkteve tona të besueshme. 

Miniera

Produktet tona janë të prodhuara për terrene që kanë prezencë të materialeve të vështirë si gurë folsfati, rëra bituminoze, produkte alumini, mineral bakri e të tjera materiale apo përzierje shumë gërryese. Gjithashtu ofrojmë produkte si: valvula, pompa, shirita, zinxhirë, rripa trapezoidalë, rripa transportieri dhe të gjitha pjesët rezervë për minierat, si dhe produkte që ju vijnë në ndihmë për transportin e mbetjeve. 

Automatizimi

Duke i besuar produkteve dhe zgjidhjeve që ofron NOVAMAT ju mund të zbuloni potencialin e fshehur në sitemet tuaja për të kursyer energji. Për instalime të reja ose rehabilitime në sisteme ekzistuese, ne ofrojmë teknologjinë e duhur për automatizimin. Zgjidhja e sistemit të bërë sipas kërkesave tuaja, siguron kusht paraprak për funksionimin e sistemeve me një energji efiçente, gjithashtu garanton besueshmëri operative dhe disponueshmërinë e sistemit.

Ndërtesa

NOVAMAT ofron zgjidhje me efiçencë ekonomike, gjithcka për projekte ndërtimi qofshin ato në shkallë civile apo në shkallë industriale. Gama e gjerë e produkteve të NOVAMAT përfshin që nga pajisjet më të zakonshme hidraulike, pompa, valvula, automate apo matësa të energjisë deri te sistemet më komplekse për shërbimet e ndërtimit.

Matje, Projektim & Montim

Paisjet e brendeve më të njohura në treg, me të cilat operojmë ofrojnë mundësine e matjeve me saktësi dhe besueshmëri të lartë. Kompania jone ofron matje për cdo lloj transformatori, qoftë fuqie, rryme apo tensioni, matje për linjat kabllore dhe ajrore të tensioneve të larta, testime për rele-t e mbrojtjes, testime në celësat e fuqisë, testime për sistemet e tokëzimit, testime për makinat elektrike rrotulluese (motor/gjenerator). 

Automobilistik

NOVAMAT ofron një game të gjerë pajisjesh të projektuara posaçërisht për performancën maksimale të një stacioni kontrolli automjetesh. Ofrojmë një nga asortimentet më të gjera në treg në makineritë e kontrollit teknik për të gjitha llojet e automjeteve, mjeteve të lehta,mjeteve të tonazheve të rënda dhe mjeteve bujqësore. 

13+

Vite në treg

568+

Projekte të realizuar

50+

Punonjës

1000000+

Produkte