Stacione dozim klori

Katalogu i produkteve

Katalogu i Produkteve Schrack & Novamat

Furnizimi i popullatës me ujë të pijshëm me cilësi të mirë është prioritet dhe kërkesë immediate për jetën. Përveç rëndësisë së jashtëzakonshme fiziologjike për jetën, uji luan një rol të madh në patologjinë e njeriut, sepse nëpërmjet tij mund të barten shumë epidemi hidrike. Ato janë pasojë e zgjidhjeve joadekuate të përpunimit të ujit të patrajtuar, në kundërshtim me parimet e higjienës, teknikave sanitare dhe veçanërisht dezinfektimit të tij.
Dezinfektimi i ujit të pijshëm mund të bëhet në mënyra të ndryshme, por mënyra më e përshtatshme dhe më e përdorur në praktikë është dezinfektimi me klor. Me dezinfektimin e përshtatshëm zhduken ose inaktivohen shkaktarët e epidemive. Prandaj, që të shmangen epidemitë hidrike nevojitet një përkujdesje e vazhdueshme për ujin e pijshëm, të ndërmirren masa për sigurimin e rregullshmërisë së cilësisë dhe para së gjithash të bëhet dezinfektimi i tij.

NOVAMAT shpk falë përvojës shumëvjeçare tanime në këtë sektor ka si qëllim implementimin e projekteve me standarte më të larta në treg me produkte si:
- Pompa
- Instrumenta
- Matësa 
- Filtra
- Tubacion

Do të realizosh një projekt në këtë sektor dhe ke nevojë për produkte?

Shiko larmishmërinë e produkteve që Novamat ofron.