Rehabilitimi i Kushinetave Mbështetëse – HEC Vau Dejes

Vendodhja Vau Dejes
Rinovim Teknologjik i Komponentëve të Gjenerimit

Novamat ka qenë pjesë e projektit afatgjatë për rehabilitimin dhe përmirësimin teknologjik të kushinetave mbështetëse të turbinave në HEC Vau Dejes.
• Kapaciteti: 5 x 50 MW – Turbina Franchis
• Vendndodhja: Hidrocentrali Vau Dejes
• Kohëzgjatja e projektit: 2017 – 2022

Ky projekt përfshinte analizën e gjendjes ekzistuese, projektimin inxhinierik të zgjidhjeve teknike, furnizimin me pajisje të teknologjisë së avancuar dhe instalimin profesional të komponentëve të rinj mbështetës për garantimin e performancës dhe jetëgjatësisë së sistemit.