TRADITA E BALLOS VJENEZE VJEN PËR HERË TË PARË EDHE NË TIRANË
- 10/12/2018
- event
Sot më shumë se 400 ballo organizohen çdo vit në Vjenë me një numër rekord vizitorësh. Balloja Vjeneze është shndërruar në një eksport të suksesshëm kulturor dhe organizohet më shumë se 30 herë në vit në metropolet më të rëndësishme botërore, si Athina, Berlini, Brukseli, Londra, Madridi, Moska, Nju Jorku, Parisi, Pekini, Praga, Roma, Tokjo, Zyrih etj.
Ballo Vjeneze organizohet për herë të pare në Tiranë, me rastin e Vitit Kulturor Shqipëri-Austri 2018 dhe ka në qendër kulturën Austriake dhe miqësinë Austriako-Shqiptare, si dhe kontributin në kauzën e YWCA kundër kancerit të gjirit në Shqipëri.
Përjetoni eksperiencën e vërtetë të një balloje Vjeneze, magjinë e Valsit, muzikën e mrekullueshme dhe performancat artistike nga personalitete të kulturës Austriake dhe Shqiptare,
Me pjesëmarrjen e Z. Uwe Theimer, drejtor i korit në Operën Shtetërore të Vjenës, mexosopranos së Teatrit të Operas dhe Baletit ,Vikena Kamenica dhe tenorit të njohur Armaldo Kllogjeri. Nuk do të mungojnë as tingujt melodiozë të familjes Qerimi, si dhe interpretimi i Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos dhe të rinjve të Shkollës së Baletit Tiranë.
NOVAMAT mbështet këtë event Social-Kulturor duke qënë sponsor dhe duke dhën mbështetjen e saj në kauzën e YWCA kundër kancerit të gjirit në Shqipëri.
Projektet e fundit
