Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike- “Ujë për të Gjithë”
Konferenca dhe Ekspozita e 7-të e Përbashkët Ballkanike 2019 “Ujë për të gjithë”: Një histori suksesi e vazhdueshme për SHUKOS dhe SHUKALB!
Uji është një e drejtë njerëzore dhe askush nuk duhet lënë pa akses ndaj ujit të sigurt. Aksesi ndaj ujit forcon shëndetin publik dhe prandaj është kritik për zhvillimin e qëndrueshëm dhe një botë të qëndrueshme dhe të begatë.
Uji është një e drejtë njerëzore dhe askush nuk duhet lënë pa akses ndaj ujit të sigurt. Aksesi ndaj ujit forcon shëndetin publik dhe prandaj është kritik për zhvillimin e qëndrueshëm dhe një botë të qëndrueshme dhe të begatë.
Konferenca dhe ekspozita e përbashkët ballkanike është shndërruar me të vërtetë në eventin më të madh në ndarjen e informacionit dhe “networking” në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor.
Me një audiencë prej mbi 500 pjesëmarrës nga rajoni i Ballkanit dhe më gjerë, konferenca vazhdon të ofrojë një platformë ku profesionistë të ujit, politikbërës dhe profesionistë të biznesit nga sektori mund të mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në rajonin e Ballkanit.
NOVAMAT ishte edhe këtë vit pjësëmarres në këtë konferencë ku u prezantua me shërbimet dhe produktet e saj, por dhe diskutoi me aktorët e tjerë për çeshtje të temës, ndan përvojat dhe informacione në lidhje me sektorin e ujit dhe kanalizimeve
