ENERGY Expo & Forum, 2nd Edition ,Tirana – Albania

Eventi më i rëndësishëm i sektorit të energjisë që mbledh të gjithë rajonin.

Panairi i Energy Expo & Forum 2018, në Expocity Albania, ka si qëllim inkurajimin e bizneseve dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të rëndësishëm në fushën e energjisë, energjisë së rinovueshme, mbrojtjes së mjedisit, ndërtimit dhe zhvillimit lokal në Shqipëri dhe në rajon

 

Me fokus në efiçiencën e energjisë, burimeve të ripërtëritshme të energjisë, ndërtimit dhe mbrojtjes së mjedisit, ky panair ofron platformën e përshtatshme për:

  • Njohjen e Investitorëve potencialë me projektet e investimeve dhe kështu të stimulojnë investimet në rritje në sektorin e energjisë, parqet industriale dhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura.
  • Prezantimin e teknologjisë së avancuar dhe formave të financimit të projekteve të energjisë.
  • Përdorimin më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe masave të efiçiencës së energjisë.
  • Ecjen përpara për ndërtimin ekologjikisht të ndërgjegjshëm të objekteve.
  • Nxitjen e zbatimit të partneriteteve publike-private në Shqipëri dhe rajon.