Saturday, 6 October, 2018
Eventi me i rendesishem i sektorit te energjise qe mbledh te gjithe rajonin.
Panairi i Energy Expo & Forum 2018, në Expocity Albania, ka si qëllim inkurajimin e bizneseve dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të rëndësishëm në fushën e energjisë, energjisë së rinovueshme, mbrojtjes së mjedisit, ndërtimit dhe zhvillimit lokal në Shqipëri dhe në rajon
TREGU I PERBASHKET I ENERGJISE/ ENERGJIA E RINOVUESHME/ MBROJTJA MJEDISORE/ JETA E QENDRUESHME/ E ARDHMJA E ENERGJISE NE RAJON
Me fokus në efiçiencën e energjisë, burimeve të ripërtëritshme të energjisë, ndërtimit dhe mbrojtjes së mjedisit, ky panair ofron platformën e përshtatshme për:
- Njohjen e Investitorëve potencialë me projektet e investimeve dhe kështu të stimulojnë investimet në rritje në sektorin e energjisë, parqet industriale dhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura.
- Prezantimin e teknologjisë së avancuar dhe formave të financimit të projekteve të energjisë.
- Përdorimin më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe masave të efiçiencës së energjisë.
- Ecjen përpara për ndërtimin ekologjikisht të ndërgjegjshëm të objekteve.
- Nxitjen e zbatimit të partneriteteve publike-private në Shqipëri dhe rajon.